Perplasje mes policise dhe minatoreve protestues para zyres se Rames, te Kryeministria.
Situata eshet tensionuar pasi minatoret i lane nje afat prej 30 minutash kryeministrit per ti pritur e per te degjuar nga afer kerkesat e tyre.
Ne nisje te protestes, kreu i protestuesve deklaroi: “Nese qeveria dhe kryeminsitri janë të papërgjegjëshëm, është detyra jonë t’i kthejmë ato në “metro”, siç i thuhet, dhe kjo nuk bëhet duke i fërkuar shpatullat, por duke u treguar forcën e ligjit. Nëse këta na gjejnë neve dele, thikën në fyt do të na vënë. Shqipëria ka burra të mirë, ka nga ata që nuk mendojnë se po i hipa kalit nuk zbres më. Status me skllevërit tuaj ne nuk pranojmë. Ne nuk na intereson me kë putheni ju, por ne na intereson haku ynë, e drejta jonë, shteti dhe Shqipëria jonë. Ke 30 minuta at! 30 minuta afat! Do të hyjmë forcërisht! Do të hyjmë forcërisht!”- tha ai.
Pas kesaj, ata jane bere gardh mes tyre duke shtyre policet, e kane tentuar te futen brenda. Policia ka nderhyre per t’i zprapsur dhe mes tyre ka akuza te ndersjella.
“Hapeni rrugen, do te futemi brenda te zyra e Rames dhe do te ulemi kembekryq. Hapeni rugen o kriminela, kerkojme ligjin dhe jo Maliqin. Kerkojme hakun, jo dajakun”- therrasin protestuesit./Panorama/