Home KRYESORE “Porosia e Ramës: Sulm frontal PD e Bashës për lidhjet me Rusinë”

“Porosia e Ramës: Sulm frontal PD e Bashës për lidhjet me Rusinë”

Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka pasur në qendër të vëmendjes akuzat për financimin rus të takimeve të Lulzim Bashës në SHBA, një vit më parë. Mësohet se Kryeministri Edi Rama ka porositur deputetët e PS-së që të sulmojnë fortë PD dhe kreun e saj për lidhjet me rusët. Kreu i qeverisë ka udhëzuar ligjvënësit e PS që të bëjnë denoncime të forta dhe të ushtrojnë presion ndaj drejtësisë për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje.

Partia Socialiste është e bindur se PD-ja dhe Basha kanë përfituar para nga Rusia.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla shkoi edhe më tej në akuzat e tij. Deri tani, sipas mediave amerikane aludohet se paratë e lobimit të Bashës në SHBA janë paguar nga dy shtetas rusë. Por për Partinë Socialiste dhe protesta disa mujore e çadrës së PD në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është financuar nga Rusia, për të shkaktuar trazira në Shqipëri.

“Ka shumë dyshime se si u financua protesta 3 mujore e opozitës për reformën në Drejtësi. PD vjet në pranverë lidhën 2 kontrata me Muzin që të siguronin takime të nivelit të lartë me administratën e Trump. Pagesat u bënë përmes 2 kontratat e PD-së dhe një kompani guackë Binniata dhe vlera totale shkon 675 mijë USD. Kontrata me Stonington është raportuar në SHBA që në mars, ndërsa me Binniata është mbajtur e fshehur për disa kohë dhe është raportuar ditën e fundit të detyrimit ligjor për të deklaruar”,- tha Balla.

Duke u bazuar në këto qëndrime, rezulton se gjithë opozita 4-vjeçare e PD qenka financuar nga Rusia.

Basha tha se shpreson që organet e drejtësisë ti shkojnë deri në fund kësaj çështje. “Pagesa e Binjata Trade për Muzin, ngre një dyshim të dukshëm, një burim i lidhur me Rusinë siguroi para përmes një kompanie skematike për të ndihmuar PD dhe për të ushqyer mosmarrëveshje të vazhdueshme politike në Shqipëri. Ky është një rast i rëndë. Uroj që të gjitha këto dyshime mos qofshin të vërteta, po sigurisht që i takon organeve të drejtësisë, prokurorisë, që kësaj çështje ti shkojë deri në fund dhe kjo çështje të zbardhet për gjithë opinionin publik”,-tha Taulant Balla./Kohajone/

Share: