Nga Endrit Braimllari
Kjo qeveri është kthyer në shqetësim ndërkombëtar për trafikun e drogës.
Qendra evropiane jep alarmin që grupet kriminale që flasin shqip po marrin drejtimin e shpërndarjes së narkotikëve në tregjet e Bashkimit Evropian.
Kemi paralajmëruar prej kohësh që Shqipëria është kthyer në një nyje trafikimi të lëndëve narkotike dhe drogave të forta. Kjo ka ndodhur sepse kjo qeveri dhe ky Kryeministër nxitën, mbështetën dhe u bënë njësh me trafikun drogës.