Pas rreth dy viteve pa ndonjë post të lartë zyrtar, ish-Drejtoresha e famshme e Tatimeve Briseida Shehaj ka marrë një detyrë të rëndësishme nga kryeministri Edi Rama.
Ajo është vënë në krye të Task-Forcës për Bregdetin, një strukturë që do të verifikojë të gjitha shkeljet që janë bërë me pronat në bregdet.
Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame tha sot se kontrollet do vijojnë së shpejti në Bregdetin e Durrësit dhe atë të Sarandës dhe se materialet do t’i vihen në dispozicion Task Forcës së ngritur nga Kryeministri e drejtuar nga zj. Briseida Shehaj”.
Pra, të gjitha anomalitë që do të evidentohen dhe materialet përkatëse, do të kalojnë nga shefja e re Task-Forcës, Briseida Shehaj
“Zyrat Vendore të Regjistrimit, të cilat kanë detyrimin për verifikimin përfundimtar të akteve të marrjes së tokës në pronësi të përcjella për regjistrim.
Kontrollet do vijojnë së shpejti në Bregdetin e Durrësit dhe atë të Sarandës.
Materialet do ti vihen në dispozicion Task Forcës së ngritur nga KM e drejtuar nga zj. Briseida Shehaj”, thuhet në deklaratë.