Home KRYESORE Rama takon Erdogan/Për kufirin Detar me Greqinë dhe Aeroportin e Vlorës?

Rama takon Erdogan/Për kufirin Detar me Greqinë dhe Aeroportin e Vlorës?

Kryeministri Edi Rama do të takohej sot në orën 19.00 në Stamboll, me Presidenti Tayyip Erdogan. Fakotr.al shkruan se sipas axhendës Edi Rama dhe presidenti turk Erdogan do të flasin për një sërë çështjes ku më e rëndësishmja është çështja e detit me Greqinë dhe investimet turke në aeroportin e Vlorës.

Po ashtu, presidenti Erdogan i ka premtuar kryeministrit Edi Rama se do të jetë në Tiranë për perurimin e xhamisë së Namazgjasë, përcjell faktor.al dhe kjo pritej.

Erdogan ishte ne Tirane kur u vendos guri i themelit te kesaj Xhamia. Nuk dihet sa te verteta jane argumentet qe raportohen sepse nje gje e tille sigurisht qe do shqetesonte Greqine me te cilen Tirana eshte ne negociata per kufirin detar dhe pakicat greke ne Shqiperi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama, i cili në një status në Facebook thotë se me Erdogan ka biseduar për disa cështje sic është projekti i aeroportit të Vlorës dhe Air Albania apo edhe projekte të tjera në fushën e turizmit dhe energjisë.

“Darkë pune me Presidentin Erdogan për ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve; projektet e nisura për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe Air Albania;projektet e reja në turizëm dhe energji;si dhe mbështetjen e Turqisë për programin tonë të ri kundër përmbytjeve”, shkruan Rama në FB.

Burime të faktor.al në takim kanë bërë të ditur se është biseduar edhe për çështjen e kufitar detar me Greqinë, ku presidenti Erdogan ka ngritur çështjen e parimit të 12 milieve, që janë të papranueshme për Turqinë.

Share: