Shqipëria renditet në vendit e 112 nga 156 shtete në indeksin e lumturisë për vitin 2018, duke qenë e fundit në Europë, pra më e palumtura.
Në raportin e publikuar sot nga OKB, Shqipëria renditet në pothuajse të njëjtat nivele me shtete si Tunizia, Sierra Leone, Iraku apo Bangladeshi.
Treguesit në të cilët bazohet indeksi marrin për bazë të ardhurat për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit, tregues për të cilët shqiptarët duket se rezultojnë më të pakënaqurit në rajon dhe Europë.
Në tre vitet e fundit, Shqipëria është përkeqësua me 22 vende.
Në grafikun e ndryshimit për periudhën nga 2008–2010 në 2015–2017, Shqipëria renditet ndër 9 vendet në botë që kanë shënuar përkeqësimin më të madh (-0791 pikë), së bashku me vende si Madagascar, Botsëana, Turkmenistan, Ukraine, Yemen, Syria, Malawi, Venezuela./Monitor