Home KRYESORE Rusia dëbon 23 diplomatë britanikë nga Moska

Rusia dëbon 23 diplomatë britanikë nga Moska

Rusia ka përshkallëzuar më tej tensionet ndaj Londrës, ndërsa të shtunën ka marrë vendimin për të dëbuar 23 diplomatë britanikë nga Moska.

Ky veprim vjen si kundërpërgjigje e ndaj vendimit të Britanisë për të dëbuar 23 diplomatët rusë. Ministria e Jashtme ruse tha se 23 punonjës të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Moskë do të “deklarohen persona non-grata” dhe brenda javës do të dëbohen.

Edhe një ditë më parë pati akuza dhe kundërakuza të forta mes palëve. Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson deklaroi se, me shumë gjasë urdhrin e helmimit të ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia Skripal, me agjentin nervor “Novichok” e ka dhënë vet Vladimir Putini.

Ndërkohë, Kremlini i ka cilësuar shokuese dhe të pafalshme akuzat e drejtpërdrejta të Britanisë së Madhe./Opinion.al

Share: