Home KRYESORE “Shefi”/ Nga Orikumi në Bari 2.5 ton hashash. Prokurori italian: Hetimi nga...

“Shefi”/ Nga Orikumi në Bari 2.5 ton hashash. Prokurori italian: Hetimi nga nivele të larta

Sasi të mëdha kanabisi janë trafikuar nga Orikumi drejt Barit në periudhën 2016-2017. Kështu deklaroi sot në Tiranë prokurori italian i Barit i ardhur enkas për superoperacionin “Shefi”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai tha se emri “shefi”, operacionit iu vendos për shkak se hetimi për trafikun e sasive të mëdha të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, nisi nga nivele të larta. “I kemi vendosur emrin “shefi” sepse ky organizim ka ardhur nga lart.

Nuk u mjaftuam vetëm me faktin e personazheve të drogës në Itali, por u përqëndruam në faktin për të gjetur përgjegjësinë në personat që e dërgonin drogën. Zona që vinte droga duhet të ketë qenë Orikumi. Shefi është emri i operacionit, jo emri për një person të caktuar. Sepse në vijim të operacioneve janë vënë dy organizata të ndara. Njëra që drejtonte direkt në Bari drogën dhe një tjetër që e transportonte në vendin e quajtur Mora di Bari, dhe ishin dy organizata të ndryshme”, u shpreh prokuroi italian i Antimafias së Barit.

Ndërkohë, drejtuesi për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj deklaroi se më datë 14 Mars autoritetet italiane lëshuan urdhër-arreste për 21 shqiptarë, nga të cilët 19 janë arrestuar dhe 2 të tjerë ndodhen në kërkim. Në territorin shqiptar u lokalizuan dhe u arrestuan Mariglen Shusha, Donial Droli, Hamid Seferi dhe Dino Abazi, pas urdhrave të nxjerrë nga prokuroria italiane.

Nga hetimet e përbashkëta mes Shqipërisë dhe Italisë ku në total u arrestuan 43 persona (22 italianë, 19 shqiptarë, 1 rumun), ka rezultuar se organizata kriminale ka trafikuan 2.5 ton kanabis sativa në periudhën 2016-2017.

Në video: Konferenca për mediat

Share: