Home KRYESORE “Shkova në prokurori me urdhër të Taulant Ballës”, Arben Ristani flet pas...

“Shkova në prokurori me urdhër të Taulant Ballës”, Arben Ristani flet pas dëshmisë per lobimin…

Prokuroria ka thirrur sot Arben Ristanin për të dëshmuar rreth një hetimi të hapur në nëntor 2017 për paratë që ka përdorur PD për të lobuar në SHBA. Prokurori i kësaj çështje është Gjergji Tako.

Ristani ka dëshmuar në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike për këto kontrata. “Shkova në Prokurori pas urdhrit të Taulant Ballës. Dëshmova mbi pagesat e PD për lobim. Prokurorët morën indicie nga kontratat e publikuara në SHBA. PD nuk ka asgjë për të fshehur, ka zbatuar me përpikëri kontratat” – deklaroi Ristani pasi doli nga ambientet e Prokuorisë së Tiranës.

Share: