Shqipëria është duke i vënë kazmën Teatrit Kombëtar, por shembulli i Nju Jorkut me lagjen e Teatrove, apo siç të gjithë e njohim si të famshmen “Broadway”, tregon se metropoli amerikan i mbron 25 teatrot e saj me ligj nga shkatërrimi që prej viteve 1980.
Të ndërtuar në fillim të viteve 1900, edhe kjo lagje e famshme e Nju Jorkut degradoi dhe pati probleme financiare gjatë viteve 1970, madje në teatro nisën të shfaqeshin edhe filma dhe pornografikë, duke gjeneruar krim, tërhequr shumë prostituta dhe drogaxhinj.
Por në vitet 1980, nisi një projekt katarsisi për t’i rikthyer identitetin teatrove përmes partneritetit privat dhe publik, duke rinovuar strukturat historike në godinat e boshatisura dhe pastruar zonën përreth. Kjo konsiderohet një nga arritjet më të suksesshme për që garantoi mbijetesën e “Broadway” përmes një ekuilibri historik dhe zhvillimi ekonomik. Teatri rilindi dhe sot ai tërheq miliona vizitorë si një epiqendër argëtimi, jo vetëm për qytetin, por për gjithë botën./360grade.al