Këngëtari Kastro Zizo dhe gazetari i Top Channel, Denis Dyrnjaja janë përfshirë në një “zënkë” të ashpër me njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe e gjitha kjo nisi pasi Denisi ishte i ftuar në emisionin e pasdites në Top Channel dhe pas dy ditësh gazetari Dyrnjaja ka reflektuar duke u shprehur se vëmendja dhe përhumbja janë si urrejtja dhe dashuria që ndahen nga një perde e hollë.
“Vëmendja dhe përhumbja janë si dashuria dhe urrejtja që i ndan një perde fare e hollë dhe kjo ndodh në Pasdite në Top Channel”, ka shkruajtur gazetari.
Ndërkohë që Kastro i ka lënë një koment që me të vërtetë është pak i vështirë për t’u kuptuar, siç shihet në fotot e siguruara nga hashtag.al.
“Denis Dyrnjaja duket sikur ke parë një dragua mesjetar në periudhë menstruacionesh, gjatë ngrënies së një pule mishngrënëse nga Divjaka!”
Debati më pas ka nisur:
D.D: “Kastro Zizo, mbetesh një shtazarak ekstremist i vërtetë, vetëm se prej letre.”
K.Z: “Kuptoj, pra praktikisht më quajte një taksë progresive?! Deri dje më quaje perandor të zemrave, sot na del dhe thua që letra është dru dhe druri është shenjë dhune. Se di joo!”