Home KRYESORE Shukri Xhelili dënohet sërish, ja akuza e radhës…

Shukri Xhelili dënohet sërish, ja akuza e radhës…

Nuk kanë të sosura problemet me drejtësinë për ish-kryetarin e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, i përfshirë në vitin 2016 në një skandal ku i kërkonte favore seksuale një vajzë në këmbim të vendit të punës.

Së fundmi Xhelili mësohet se është dënuar nga Gjykata e Dibrës për veprën penale të “Refuzim të deklarimit dhe fshehjes së pasurisë.”

Më 17 janar të këtij viti, Gjykata e Shkallës së Parë Dibër e ka dënuar Shukri Xhelilin me shumën 200 mijë lekë të rinj. Ishte Inspektoriati i Pasurisë pranë Prokurorisë Dibër që ngriti akuzën duke e kallëzuar penalisht më 30 dhjetor 2016.

Share: