Nga 1 prilli nis zbatimi i taksës së re për pronën. Banesat do të taksohen sipas një formule që merr për bazë vlerën e pronës.
Kofiçenti për të gjitha qytetet është 0,05%. Shtëpitë e ndërtuara para vitit 1993 kanë një taksim rreth 30% më të lirë se banesat e ndërtuara pas këtij viti. Qeveria ndërkohë ka miratuar dhe çmimet mesatare të referencës të gjitha bashkitë e vendit.
Sigurisht, çmimet më të larta janë për kryeqytetin, e cili ka 32 zona dhe 11 fshatra. Një metër kator në Tiranë vlerësohet mesatarisht 90 mijë lekë. Duke marrë si shembull një shtëpi prej 100 metrash katrore taksa vjetore me çmimin mesatar në Tiranë shkon në rreth 4500 lekë për banesat e ndërtuara pas vitit 1993 dhe 3118 lekë për banesat të ndërtuara para vitit 1993.
Qyteti dytë më i shtrenjtë është Durrësi me një taksë mesatare për 100 metra katrorë që shkon 3375 lekë për banesat e pas vitit 1993 dhe 2362 lekë për ato të ndërtuara para vitit 1993. Më pas vijnë Vlora dhe Saranda dhe Shkodra, ku çmimet referuese për metër katrorë janë poshtë nivelit 60 mijë lekë.
Taksa më e lirë e pronës do të jetë në Fushë Arrëz me vetëm 262 lekë për 100 metra katrorë në vit dhe Memaliaj me 525 lekë, sipas TCH.
Në Korçë dhe Gjirokastër çmimet referuese janë përkatësisht 45 800 lekë/m2 47 400 lekë/m2. Nga qeveria është menduar që mbledhja e kësaj takse të bëhet me anë të faturës së dritave, çmimet do të variojnë për çdo familje në bazë të sipërfaqes që zotërojnë në tapitë e shtëpive