Home KRYESORE Tek Presidenti, Kodheli: Ramë dakord për nevojën absolute që marrëveshja me Greqinë...

Tek Presidenti, Kodheli: Ramë dakord për nevojën absolute që marrëveshja me Greqinë të mos dështojë

Mimi Kodheli, kryetarja e Komisionit të Jashtëm, deklaroi pas takimit të deputetëve me kreun e shtetit Ilir Meta se “ramë dakord për nevojën absolute që marrëveshja e kufirit detar me Greqinë të mos dështojë sidomos për momentin historik që po kalon Shqipëria, nevojën për të hapur negociatat me BE.”

“Dua ta falendeorj Presidentin, – tha Kodheli pas takimit, – për angazhimin e tij personal që pati për të informuar Komisionin e Jashtëm lidhur me dhënien e Autorizimit nga ana e tij për fillimin e negociatave me qeverinë greke për gjithë ç’ka ka ngelur pezull këto vite. Ne jemi mjaft të interesuar si përfaqësues të mazhorancës se kjo marrëveshje do të kalojë në parlament.

Ramë dakord për nevojën absolute që kjo marrëveshje të mos dështojë duke pasur paraysh momenti nhistorik që Shqipëria po kalon, nevojën që ka për të hapur negociatat me BE; këto janë elementë që e bëjnë këtë marrëveshje më të rëndësishmen e qeverisë shqiptare me qeverinë greke. Padyshim që negociatat duhet të finalizohen në të mirë të dy vendeve, të fqinjësissë mes dy vendeve dhe në radhë të parë të Shqipërisë.

Gjykata kushteteuse ka përcaktuar të gjitha rolet në këtë marrëvesheje, të presidentit të parlamentit dhe këto janë bazë e mirë lgjre dhe morale për të ngrritur një marrëveshje marrëdhnëi bashkëpunimi besimi reciprok midis dy institutive të rëndëisshme të vendit si preidenca qeveria dhe parlamenti

Ne kemi dëgjuar me vëmendje çfarë presidenti tha dhe ndaj të njëjtin

Marrëveshja duhet të mos dështojë duhet të bëhët në të irë të shqiptarëve të të gjithë vendit dhe të gjithë jrajonit se kështu do të jemi të sigurtë se marrim atë q ëmeritojmë dhe vazhdojmë drejt një rruge që nuk do të ketë më pikëpyetje

Grupi negocitor është prezantuar tek presidenti. Biseda ishte e lirë dhe miqësore. Neser grupi negociator do të ulet dhe bisedojë.

Share: