Home KRYESORE Tmerr në parlament/Hidhet nga ballkoni gjatë seancës!

Tmerr në parlament/Hidhet nga ballkoni gjatë seancës!

Një person, aktivist për të drejtën e përdorimit të kanabisit, ka tentuar të vetëvritet në sallën e Parlamentit në Holandë, ku po mbahej një seancë e rregullt plenare. Ai ka rënë nga ballkoni i sallës, ku qëndrojnë zakonisht gazetarët dhe është ndihmuar menjëherë nga deputetët.

Sipas të përditshmes “De Telegraaf”, personi në fjalë që në fillim të seancës ishte parë në ankth. {as rënies ai u ndihmua dhe nga deputetët e pranishëm në sallë. Kur ndodhi incidenti fjalën e kishte deputeti Arno Rutte, i cili pa gjithë skenën.

Po sipas De Telegraaf, personi është një aktivist, i cili prej javësh qëndronte jashtë Parlamentit, duke protestuar për të drejtën e legalizimit të marijuanës dhe hashashit në vend.

Share: