Sot Ministria e Shendetesise deklaron se do mbulojne mbas nje viti trajtimin e 100% te rasteve me kancer te gjirit me nje prej kemiopreparateve?!
Dhe kete se po ja japin me cmime te ulta!!! Kush dhe si, per sa kohe, importe paralele?
Deklarate spekullative; Ministri ka vite qe deklaron se mbulon totalisht nevojat me kemiopreparate.
Tashti na del se kjo do te realizohet ne te ardhmen, dhe kjo vetem per kancerin e gjirit e per nje nga preparatet e nevojshem per trajtimin e tij.
Po per te gjithe gamen e semundjeve tumorale qe ekziston cfare behet?
Po per te siguruar te gjithe arsenalin e kemiopreparateve e te medikamenteve te tjere, qe perdoren per trajtimin e kesaj patologjie te shumellojeshme, cfare behet?
E kam thene qartesisht se fondet e parashikuara per kemi preparate nga buxheti nuk mbulojne as 50% te nevojave tona bazale.
Zj.Ministre thote se ne vend(Onkologji), kryhen 50 trajtime ne dite me akselerator linear, i domosdoshem ky per trajtimin e tumoreve ne pergjithesi, gje qe perben reth 600 paciente ne vit. Po t’i shtojme kesaj edhe 240 raste, qe trajtohen te Neurokirurgjia me kete metode, behen gjithsej 840 paciente.
Le t’i besojme Ministres se ne nje te ardhme do te vihet ne pune edhe akseleratori i dyte te Onkologjia, pra do te trajtohen 1440 te semure ne vit.
Nje pyetje: A e dini se ne vendin tone hasen reth 7000 raste te reja me tumore ne vit, nga te cilet 3500 kane nevoje per ate trajtim radioterapeutik.
A e dini se sipas Agjensise Berthamore per cdo 250000 banore duhet nje qender akseleratore? Pra per ne 12 te tilla.
A e shikoni Zj.Ministre se sa larg jemi permbushjes se nevojave te popullesise per te perballuar kete semundje, qe ne vendin tone ka nje rritje me 60% te rasteve te reja ne 5 vite, ndersa ju deklaroni « fitore » duke qene shume larg saj.
Edhe kjo nqs do t’i marrim te mireqena premtimet tuaja, qe fatkeqesisht kane rezultuar spekullime deri me sot, perfshi edhe ate te « shendetesise falas ».
Dicka ne fund, jemi i vetmi vend ne Europe, qe nuk kemi akoma Regjistrin Kombetar te Tumoreve, baze per cdo konkluzion real ky.