Analisti i njohur Mustafa Nano, i ftuar në Zonë e Lirë, duke folur lidhur me kritikat e tij për veshjen e disa moderatoreve të njohura, rrëfen edhe çfarë ndjeu kur pa njërën prej moderatoreve me veshjen provokuese.
Çani: A u eksitove kur pe Bora Zemanin dhe Ildën gjysmë të zhveshur në ekran?
Nano: Nuk më eksiton mishi, por finesa dhe eleganca. Nuk e pata atë ndjesi menjëherë. Mua nudoja nuk më besdis edhe kur shoh aktivitetet nudo që bëhet në qytetet e perëndimit. Në një studio televizive ku diskutohet për sport, nuk mund të ketë një veshje të tillë.