Home KRYESORE Vdes 14 vjeçari në Mirditë, e goditi rrufeja teksa komunikonte në celular

Vdes 14 vjeçari në Mirditë, e goditi rrufeja teksa komunikonte në celular

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e pasdites në fshatin Troje, në njësinë Administrative Kthellë në Mirditë. Rrufeja i ka marrë jetën një fëmije 14 vjeç i cili ka qenë duke ruajtur bagëtitë në një mal sipër fshatit të tij. Mësohet se nxënësi i klasës së 9-të në shkollën e Përlatit ka qenë duke ruajtur bagëtitë në malin sipër fshatit Troje në afërsi të fshatit Shebe.

Gjatë pasdites moti ka reflektuar stuhi lokale, me rrufe të shumta, ndërsa një rrufe ka goditur 14 vjeçarin Bardhok Kastriot Doçi. Ai ka qenë i vetëm në momentin kur e ka goditur rrufeja, por të gjitha gjasat janë që në momentin kur fenomeni natyror ka shkarkuar mbi trupin e tij, ai ka qenë duke komunikuar në celular.

Kjo ka bërë që bashkfolësi të kuptojë se diçka e rëndë ndodhi, ndaj edhe ka dhënë alarmin. Banorë dhe familjarë i janë drejtuar me shpejtësi vendit të ngjarjes për ti ardhur në ndihmë fëmijës, por goditja ka qenë fatale, çka ka bërë që fëmija të ndërrojë jetë./Panorama

Share: