Home KRYESORE Vidhnin objekte në Tiranë, një i arrestuar dhe dy të tjerë në...

Vidhnin objekte në Tiranë, një i arrestuar dhe dy të tjerë në kërkim

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të koduar “Shëtitësit”, nga ku u arrestua një person dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë. Të tre personat në fjalë vidhnin sende të ndryshme të cilat më pas i tregtonin në Durrës. Ndërkaq në pranga ka rënë Eriol Pane 27-vjeç dhe janë shpallur në kërkim M.V 31-vjeç dhe A.L 19 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni i koduar “Shëtitësit”.

Zbardhen dhe dokumentohen një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë.

Ndalohet 1 shtetas si dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Autorët vidhnin televizorë, sende dhe materiale ndërtimi, sende dhe materiale parukerie, kabuj elektrik, një sërë kaçavidash dhe mjete prerëse, ku më pas i shisnin  në qytetin e Durrësit.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rasteve të vjedhjeve të ndodhura më parë si dhe për kapjen dhe ndalimin e autorëve të këtyre vjedhjeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr. 6, kanë bërë zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të ndodhura më parë, kryesisht në zonën e Unazës së Re.

U ndalua shtetasi:

  • Eriol Pane., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit:

  • M. V., 31 vjeç, banues në Tiranë.
  • A. L., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri- tjetrin dyshohet se kanë kryer  një sërë vjedhjesh të ndodhura në zonën e Unazës së Re, Kombinat dhe në disa rrethina të Tiranës.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se shtetasit e mësipërm dyshohet se janë autorë të ngjarjeve  të mëposhtme:

  1. Më datë 13.03.2018 në Unazë të Re dyshohet se kanë vjedhur dyqanin me vegla pune si dhe disa kuti me tela të ndryshme elektrike, me ngjyra e dimensione të ndryshme në pronësi të shtetasit A.P.
  2. Më datë 14.03.2018, në rrugën “Sokrat Miho” në zonën e Unazës së Re në Tirane, dyshohet se kanë vjedhur një televizor, në një magazine në pronësi të shtetasit M.K.
  3. Më datë 03.03.2018, në rrugën “Azem Meshi”, gjatë natës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kasetofonin e mjetit tip “ Fiat” në pronësi të shtetasit G.S.
  4. Më datë 06.03.2018, në rrugën “Thoma Koxhaj” gjatë natës dyshohet se kanë vjedhur magazinën në përdorim nga shtetasi E.D.,  ku i kanë marrë disa vegla pune.
  5. Më datë 08.03.2018 tek ‘Astiri’ dyshohet se kanë vjedhur celularin e shtetasit G.F.
  6. Më datë 08.03.2018 në Katund të Ri, dyshohet se ne një lokal kanë vjedhur celularin e shtetasit M.V.
  7. Më datë 12.03.2018 në rrugën “Tre Dëshmorët”, në bodrumin e një pallati dyshohet se kanë vjedhur me thyerje punishten e duraluminit në pronësi të shtetases E. K., ku kanë marrë një gur fresibël dhe një trapan.
  8. Më datë 13.03.2018 në rrugën “Thoma Koxhaj”, dyshohet se kanë vjedhur një magazinë që përdorej nga shtetasi A.Z., ku kanë marrë një vinç dhe dy pompa uji.
  9. Më datë 13.03.2018 në rrugën “Loni Ligori”, dyshohet kanë vjedhur disa pajisje në dyqanin e shtetasit A.S.,ku kanë marrë dy makina qethje dhe  një televizor plazma.
  10. Më datë 13.03.2018 në rrugën “Loni Ligori”, dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune në magazinën e shtetasit A.S., ku kanë marrë dy saldatriçe dhe 30 metër linear kabull.
  11. Më datë 26.02.2018 në rrugën “Panajot Pano”, dyshohet se kanë vjedhur targën e parme dhe të pasme të mjetit tip “Honda”, në pronësi të shtetasit E.K.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor dhe të tjera vjedhjeve që këta shtetas dyshohet se mund të kenë kryer.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “ Benz” në posedim nga shtetasi  Eriol Pane,  iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

një televizor plazma, disa materiale elektrike, disa kabuj elektrikë.

Gjithashtu iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti tip “Benz”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

Share: