Vassilis Stefanakos, u vra në mënyrë mafioze, në mes të Athinës. Ai cilësohej si një nga kokat e krimit në shtetin Helen.
Të tjera detaje dalin nga hetimet për vrasjen e tij. Sipas asaj që shkruajnë mediat helene dyshohet se vrasësit mund të jenë shqiptarë.
Ato shkruajnë se autorët kanë kryer një vrasje të “pastër”, pasi nuk lanë asnjë gjurmë të ADN-së.
Sipas pamjeve të një videokamere sigurie që ka regjistruar momentet e krimit, ekzekutori i afrohet “BMW-së” së zezë në të cilën po hynte 57-vjeçari dhe qëllon me armë zjarri.
Ai ndihmohet nga një person i dytë, i cili drejtonte motoçikletën.
Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se arma që qëlloi Stefanakos, nuk rezulton të jetë përdorur në ndonjë krim tjetër.
Vasilis Stefanakos i atribuohet, ndër të tjera, roli udhëheqës në aktet e mafies greke, si dhe një marrëdhënie bashkëpunimi me anëtarët e grupit terrorist “Komploti i celulave të zjarrit”.
Gjithashtu, ai ishte dënuar me 21 vite e 3 muaj burg, si autor i një vrasjeje, për të cilën akuzohet Alket Rizai, ndërsa konsiderohet edhe si organizatori dhe financuesi i arratisjeve spektakolare të tij nga burgu famëkeq i Korridhalosë, bashkë me Vasilis Paleokostas. /360grade.al