Home KRYESORE Zakonet e shqiptarëve, ja çfarë i habit të huajt dhe turistët

Zakonet e shqiptarëve, ja çfarë i habit të huajt dhe turistët

Shqipërinë e konsiderojnë si vendin e çudirave dhe paradokseve të mëdha. Por, sa më shumë që hapemi me botën aq më shumë po krijohen përshtypje të çuditshme. Kjo gjë konstatohet edhe nga të huajt që vijnë për turizëm dhe për punë në Shqipëri.

Edhe pse ata përshtaten dhe ambientohen shpejt me vendin, përsëri janë disa gjëra që ata nuk arrijnë dot t’i konceptojnë. Por vijnë dhe ikin të çuditur me këto zakone të shqiptarëve që nuk ndryshojnë.

Toni i zërit: Kudo bërtitet. Burra dhe gra që bërtasin të gjithë në të njëjtën kohë. Prindër që kritikojnë, apo përkëdhelin fëmijët duke bërtitur

Kafenetë: Kafenetë e mbushura plot nëpër qytete të vogla vetëm me burra dhe djem të rinj

Dhënia e mendëve: Këmbëngulja për t’i dhënë mend kujtdo. Grupet e soditësve të grumbulluar rreth një apo dy punëtorëve që hapin rrugës një kanal, duke u treguar se sa thellë e sa gjerë duhet hapur kanali

Mëngjesi : Mëngjesi popullor me byrekë dhe dhallë

Gatimet: Gatimet me të brendshme (Pse, hahen këto?!)

Takimet: Takimet e punës në kafene:

Puthje burrash: Burrat që puthen në faqe kur takohen.

Burimi: Tirana Today

Share: