Home KRYESORE Zyrtari i Lartë i Departamentit Amerikan të shtetit viziton Ballkanin, jo Shqipërine!

Zyrtari i Lartë i Departamentit Amerikan të shtetit viziton Ballkanin, jo Shqipërine!

Në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit, sot është publikuar axhenda e vizitave të afërta të Ndihmës Sekretarit Për Cështjet e Europës dhe Euroazisë Wess Mitchell. Në njoftimin për mediat, thuhet se në datat 12-17 Mars, zoti Mitchell do të udhëtojë në Prishtinë, Shkup, Beograd, Athinë dhe së fundi në and Nicosia, Qipro.

 Njoftimi bën me dije se në datën 12 Mars Ndihmës Sekretari Amerikan do të jetë në Prishtinë ku do të takohet me përfaqësues të lartë të shtetit, përfshirë edhe Presidentin Thaci dhe Kryeministrin Haradinaj si dhe përfaqësues të sëhoqërisë civile, ku do të rikonfirmojë lidhjet e ngushta mes Kosovës dhe SHBA. “Ai do të inkurajojë qeverinë e Kosovës të avancojë dhe normalizojë lidhjet me Serbinë, të forcojë shtetin ligjor, të nxisë rritjen ekonomike dhe të tejkalojë sfidat rajonale, në favor të stabilitetit dhe integrimit Perëndmor”, thuhet në njoftim.

Po kështu në 13 Mars në Shkup, ai do të takojë Kryeministrin Zaev dhe Ministrin e Jashtëm Dimitorv. Ku do të ofrojë ndër të tjera mbështetje për negociatat me Greqinë.

Edhe në Serbi zyrtari i lartë do të takojë presidentin Vucic dhe Kryeministrin Brnabic, si dhe lider të opozitës, ku një nga temat e takimeve do të jetë edhe normalizimi i raporteve me Kosovën.

Pas Athinës ku do të jetë më 15 mars, takimet e zotit Mitchell mbyllen në Qipro më 16 Mars.

Ndërkohë, duket se Shqipëria, ndonëse një vend në këtë pellg të rajonit, është anashkaluar në axhendën e zyrtarit të lartë amerikan. / Opinion.al

Share: