Home KRYESORE Apeli i Shkodrës liron 7 nga 11 protestuesit e Kukësit

Apeli i Shkodrës liron 7 nga 11 protestuesit e Kukësit

Gjykata e Apelit në Shkodër ka vendosur të lirojë 7 nga 11 kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit.

Gjykata vendosi lirimin e 7 protestuesve, mes të cilëve Shpëtim Toda, Xhevahir Hereni, Elton Cengu, Shkëlqim Vata, Ervis Ruçi, Rasim Onuzi, Abdi Haziri dhe Edmond Matmuja.

Ndërkohë, në burg u lanë Florin Onuzi, Elton Cengu, Vasil Laçi dhe Xhevahir Gashi.

Jashtë Gjykatës të afërm dhe qytetarë të shumtë kërkuan lirimin e menjëhershëm të protestuesve, duke paralajmëruar përshkallëzim të protestave.

Edmond Spaho duke folur direkt pas vendimit, u shpreh i pakënaqur dhe tha se PD do protestoje deri ne lirimin e plote te gjithe protestuesve.

Share: