Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka sulmuar pasardhësin e tij Edi Rama lidhur me vizitën e këtij të fundit në Berlin.
Berisha tha se Rama gënjeu në takimin e tij në Bundestagun gjerman, duke neveritur kështu sipas tij audiencën. Mes të tjerash ish-lideri i PD-së e krahasoi Ramën me diktatorin Enver Hoxha dhe Kim Jong.
“Deputetet e Bundestagut e hodhën poshtë me përçmim dhe ia përplasen siç e meritonte te vërtetën ne fytyre. Ata i thane rrencit dymetrosh se ato ishin mediat e tij aq sa është i tij sugar Fuga, Ymer Kellira apo Alban Hakmarrja etj etj”, thuhet në reagimin e Berishës.
REAGIMI I BERISHËS
Ne Bundestag si skllav i krimit!
Te dashur miq, ne takimin e tij ne Bundestag, me dy genjeshtrat e turpshme qe renacaku dymeterlik leshoi pa u skuqur para parlamentareve gjerman dhe ulerimat e njeriut te sfazuar, Edi Rama neveriti audiencen e nderuar sa asnje vizitor tjeter ne tre dekadat e fundit.
Se pari, pasi kerkoi te falur per fushaten e ulet shpifse me fjalor rrugaçi ordiner te tipit te luftes se ftohte, qe ai vet ndermori dhe drejtoi me mediat e tij, horrat dhe prostitutat politike kunder kryetarit te Komitetit per Europen te Bundestagut z Krischbaum, e paraqiti ate jo vetem si veper te shypit te lire te pavarur prej tij por edhe si nje akt te papergjegjshem te njerezve qe nuk duan integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Me kete genjeshter te peshtire Rama veçse iu provoi atyre perfundimisht se ai ishte jo vetem skenarsti i sulmeve te ndyra te stilit te luftes se ftohte por ishte njekohesisht burrec, frikacak dhe i pakarakter.
Prandaj deklaraten e tij, deputetet e Bundestagut e hodhen poshte me perçmim dhe ia perplasen siç e meritonte te verteten ne fytyre. Ata i thane rrencit dymetrosh se ato ishin mediat e tij aq sa eshte i tij sugar Fuga, Ymer Kellira apo Alban Hakmarrja etj etj.
Sipas Radio DW deputetet gjermane mendonin me te drejte se Rama e kishte ndermarre fushaten e shpifjeve si nje forme presioni primitiv stalinist per te detyruar ata te mbyllin syte para krijimit te narkoshtetit ne Shqipëri, eksportuesit kryesore te droges ne Europe, vendosjen e shqiptareve ne krye te listes per kerkesat per azil politik, korrupsionin galopant dhe lidhjen e tij me krimin, shnderrimin e Shqiperise si qender operacionale te krimit te organizuar, deshtimin e reformes ne drejtesi dhe perdorimin e kesaj te fundit si shpate e partise kunder opozites.
Por me fushaten e tij te turpshme, Rama synonte gjithashtu qe te mund te paraqesë shqiptareve, si shkak te mos hapjes se negociatave, qëndrimet inatçore te deputeteve te Bundestagut duke mbuluar kështu dështimin e tij ne plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave. Natyrisht këto janë thjesht kalkulimet e një njeriu te lige dhe dështak, te cilat morën ne tempullin e demokracisë gjermane përgjigjen me te merituar.
Por kulmi i diskreditimit dhe vetëdemaskimit i Edi Rames ne Bundestag, arriti me përgjigjen qe ai i dha si skllav i krimit pyetjes se e deputetve gjerman se pse ai nuk lejoi drejtesine te arrestoje Saimir Tahirin per akuzat qe rendonin ndaj tij!
Kesaj pyetje Rama iu pergjigj me megamashtrimin e turpshem, te cilen nuk e kishte thene kurre me pare ai as dhe papagajte e tij me te verber ne media. Rama deklaroi se Saimir Tahiri nuk ka asnje imunitet. Reagimi i deputeteve gjermane ishte i prere. Ata i hoqën maskën Rames duke i thene se ai jo vetëm nuk lejoi arrestimin e Tahirit por ndërmori sulme te hapura kundër prokuroreve të çështje Tahiri.
Rama beri kete megamashtrim nderkohe qe mbare komuniteti nderkombetar denoi bllokimin e drejtesise nga ana e tij ne rastin Tahiri. Ai e beri kete pohim pas deshtimit te perpjekjeve te tij diabolike per te zevenedsuar Llallen me Tahirin per te bertitur se eshte Llalla problemi kryesor dhe jo Tahiri viktima e Llalles. Mirepo kjo pergjigje e Edi Rames ne Bundestag ishte deshmia me flagrante dhe me e pakundershueshme qe bindi ligjvenesit dhe publikun gjerman se vet Edi Rama personalisht eshte skllav i dosjeve qe ka Tahiri per te dhe Olsin e tij.
Jo rastesisht Tahiri keto dite ka qene me ultimativ se kurre ne selamet e tij ndaj Rames dhe pertej Rames, duke e detyruar kete te fundit te mbroje ate ne konference shtypi me Mogherinin dhe te mashtroje pafytyresisht ne menyren me te paskrupullt ne Bundestagun gjerman sikur te ishte perfaqesues i Enver Hoxhes apo i KimJong Un dhe jo i nje vendi qe kerkon te hape negociatat me BE.
Ne kunderpergjigje te ketyre genjeshtrave te medha dhe te paskrupullta, grupi parlamentar politik me i madh i Bundestagut dhe Europes, qe ka votuar ne 30 vite mbi 1,3 miliarde euro ndihma per Shqiperine, mori, me direktive partie, vendime qe ndofta nuk i ka marre ndonjehere me pare:
1- Te refuzoje, ne nje akt tejet te rende dhe te paprecedent, ftesen e derguar dite me pare te Edi Rames per darken e shtruar per nder te tyre nga ai ne China Club.
2- Te anulloje viziten faktmbledhese ne fillim te majit te delegacionit te Bundestagut te kryesuar nga kryetari i komisionit per Europen Gunter Krischbaum. Shtoj ketu se kjo do te ishte vizita e 12-te faktmbledhese e deputeteve te Bundestagut ne vitet e fundit per integrimin e Shqiperise ne BE.
Keto qendrime te miqve tane te shkelqyer, jane ne vetvete nje apel per dinjitetin e çdo shqiptari, qe te denoje sjelljen staliniste te skllavit te krimit Edi Rama dhe te bejme gjithçka qe vendi te ece i sigurt ne rrugen e integrimit ne BE! sb