Home KRYESORE Besnik Mustafai: Rama në ankth, vizita në Gjermani ka zero ndikim

Besnik Mustafai: Rama në ankth, vizita në Gjermani ka zero ndikim

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj u shpreh se vizita e Edi Ramës në Gjermani pas rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave tregon se ai është në ankth.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Mustafaj tha se vizita e Ramës nuk ka ndikim për qëndrimin e vendeve skeptike, siç është Gjermania apo Franca. Sipas Mustafajt, vendet e BE-së kanë ambasada në vendin tonë dhe e dinë gjendjen e Shqipërisë.

“Kryeministri është në ankth dhe kjo duket tek nxitimi i tij për të shkuar në Gjermani. Gjermania është një vend me influencë. Vizita e Ramës atje ka zero ndikim. Vendet anëtare të BE kanë disa hezitime dhe nuk është ligjërimi i Ramës që do ndryshojë mendim. Vendet e BE kanë ambasada këtu dhe e dinë se në çfarë gjendje është Shqipëria” – tha Besnik Mustafaj.

Share: