Biznesi i vogël është organizuar sot në një protestë përpara prefekturës së Fierit, ndersa kryeministri Rama me ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri jane ne konference virtuale me sindakatat e minatorëve, transmetuar live nga kanalet informative televizive.
Duhet kujtuar se në mbështetje të tyre janë edhe partite e opozitës, PD dhe LSI. Deputeti i PD, njëherësh edhe kryetar i degës në Fier Luan Baçi shprehet se sot në protestë janë të gjithë pa dallim, të majtë dhe të djathtë.
“Jemi në mbështetje të biznesit të vogël, protesta është organizuar nga vetë biznesi para prefekturës për të kundërshtuar përfshirjen në skemën e TVSH, por jemi edhe për të denoncuar padrejtësitë dhe korrupsionin e tatimorëve”, tha Baci.
Nga ana tjetër përfaqësuesi i biznesit u shpreh se në Fier janë 4166 biznese të vogla që rrezikojne falimentin nëse hyjnë në skemen e TVSH-se. “Biznesi është i gjithë në protestë deri në anulimin e përfshirjes së taksës. Do të dorëzojmë licencat, mosbindje civile nuk do të paguajmë taksat”, u shpreh ai.
“S’po mblidhemi për punë partish por për TVSH-në. S’kemi asnjë të ardhur tjetër, do të vijojmë të protestojmë’, tha njëri prej protestueve. Për biznesin e vogël TVSH-ja është e papërballueshme, “Rama premtoi hapjen e vendeve të punës, me TVSH-në për biznesin e vogël po i mbyll”, tha një tjetër protestues.
Kujtojmë që pak ditë më parë biznesi i vogël në të gjithë vendin, të mbështetur dhe nga opozita protestuan kundër vendimit të qeverisëm për futjen e biznesit të vogël në TVSH, duke ulur për një orë qepenat e dyqaneve të tyre dhe se kryeministri reagoi duke thene se ata po keqperdoren politikisht sepse 20% eshte kunder bizensit te madh dhe jo atij te vogel!