Rachel Weisz ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së parë me bashkëshortin e saj, Daniel Craig, duke thënë se janë të lumtur që “një njeri i vogël” është rrugës për në jetë. “Do ta bëjmë të ditur së shpejti. Danieli dhe unë jemi shumë të lumtur.
Do ta kemi një njeri të vogël. Mezi presim ta takojmë atë. Është mister”, ka thënë aktorja për “New York Times”. Aktorja londineze ka një djalë 11-vjeçar me regjisorin Darren Aronofsky, ndërsa ky është fëmija i parë i aktorit të filmit “James Bond”