Home KRYESORE Gjykata lë në burg 11 protestues, lirohen 10, në arrest shtëpie 2,...

Gjykata lë në burg 11 protestues, lirohen 10, në arrest shtëpie 2, ja cilet:

Gjyqtarja Alma Ahmeti i vlerësoi si të ligjshme sot arrestimet e 23 protetsuesve të arrestuar nga policia për dhunën e ushtruar në pikën e kalimit në Kalimash disa ditë më parë, por i liroi 10 prej tyre, duke vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje, dy i la në arrest shtëpie, ndërsa 11 prej protestuesve do të qëndrojnë në burg.

Emrat e personave me detyrim paraqitje

Ahmet Tobli, detyrim paraqitje

Lulëzim Popa, detyrim paraqitje

Sajmir Trota, detyrim paraqitja

Lefter Rexhmati, detyrim paraqitje

Adem Duraku, detyrim paraqitje

Armand Ademi, detyrim paraqitje

Ardit Alidini, detyrim paraqitje

Zenel Matmuja, detyrim paraqitje

Fatos Harulla, detyrim paraqitje

Rasim Koloshi, detyrim paraqitje

Në arrest shtëpie

Shaban Selmanaj, arrest shtëpie

Shemsi Trota, arrest shtëpie

Arrest me burg
Shpëtim Todaj, arrest me burg

Elton Cengu, arrest me burg

Florin Onuzi, arrest me burg

Shkëlqim Vata, arrest me burg

Xhevahir Gashi, arrest me burg

Ervis Oruçi, arrest me burg

Rasim Onuzi, arrest me burg

Vasil Laçi, arrest me burg

Hamdi Avziri, arrest me burg

Edmond Matmuja, arrest me burg

Xhevahir Hereni, arrest me burg

Sot në mëngjes në Gjykatën e Tiranës, mbërritën 23 personat e ndaluar për protestën e dhunshme në pikën e kalimit të Kalimashit në rrugën Durrës-Kukës.

Personat në fjalë akuzohen për 4 vepra penale, ndër të cilat kundërshtim i forcave të policisë, goditje për shkak të detyrës dhe shkatërrim i pronës dhe Gjykata pritet të shqyrtojë dhe të vendosë lidhur me kërkesën e Prokurorisë për ta.

Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg për 11 prej të ndaluarve, përkatësisht për Xhevahir Hereni, Elton Cengu, Florin Onuzi, Xhevahir Gashi, Shkëlqim Vata, Ervis Oruçi, Rasim Onuzi, Vasil Laçi, Abdi Haziraj, Edmond Madmuja, Shpëtim Toda.

Ndërsa për pjesën tjetër Prokuroria ka kërkuar që të hetohen në gjendje të lirë.

Të arrestuarit thanë në sallën e gjyqit se policia i kishte arrestuar në orën 2 dhe tre të natës në shtëpitë e tyre.

Para gjykatës, nga 23 të ndaluarit, 22 deklaruan se janë të papunë, ndërkohë që vetëm njëri prej tyre deklaroi se punonte si shofer furgoni.

Share: