Home KRYESORE Haradinaj mund te jete mysliman ose katolik e prape eshte shqiptar

Haradinaj mund te jete mysliman ose katolik e prape eshte shqiptar

Nga Alban Daci

Ndjek me keqardhje dilemat e shtirura boshe te ndarjes se turpshme mes shqiptareve mysliman apo katolik. Po ashtu po ndjek edhe debatin ne distance mes Haradinaj dhe Erdogan. Mandje degjova edhe deklaraten e Haradinaj se ai e pine rakine, sepse eshte shqiptar.

Se pari nuk mundet apo te sfidohet Erdogan duke thene se shqiptaret kane qene ne origjine katolik. Ky argument nuk perben asnje lloj argumenti me peshe per te sfiduar Erdogan, sepse luftetaret me te medhenje kunder turqeve dhe osmaneve si me pene dhe me lufte kane qene pikerisht shqiptaret e besimit myslimane. Ketu mund te permend vetem disa si: Hasan Prishtina, Iljaz Pash Dibra, Mahmut Daci, Vellezerit Frasheri, etj.

Eshte fyerje dhe padituri historike te sfidosh Erdogan duke thene se ne origjine kemi qene katolik. Origjina e njerezimit vazhdon nga Paganizmi dhe Iliret kishin hyjnite e para te paganizmit, pastaj u perhapen besimet monoteiste, si Krishterimi dhe perseri iliret ishin te paret qe e zyrtarizuan kete besim sepse Perandor Konstandin ishte nga Dardania, Ilir.

Pas Krishterimit erdhi besimi mysliman dhe perseri shqiptaret kane njerin prej simboleve te myslimanizmit qe turqit nuk e mbajten e kjo eshte Kryegjyshata e Bektashizmit.

Ndarja e shqiptareve ne mysliman dhe katolik eshte uji qe do te deshironin te pinin cdo ditet serbet, greket dhe turqit.

Kjo eshte deshira ndoshta e Erdogan qe shqiptaret te ndahen mes veti per shkak te besimit mysliman.

Haradinaj, mund te jete nje lider i mire per Kosoven, por te mos merret me ceshtje qe jane te nderlikuara per vendin dhe kerkojne njohje te thella.

Asnjehere s’kam qene i idese qe politikanet apo lideret te flasin per cesthtje si historia dhe besimi fetar.

Turqit jane konsumuesit me te medhenjt te rakise, mandje edhe fjala raki qe ne shqiptaret perdorim eshte fjale turke.

Megjithate te pish raki ose jo, te jesh mysliman apo katolik nuk te ben as me shume e as me pak shqiptar.

Nga Alban Daci

Share: