Home KRYESORE Helmimi i agjentit rus, bëhet një zbulim i pabesueshëm. Në llogarinë bankare...

Helmimi i agjentit rus, bëhet një zbulim i pabesueshëm. Në llogarinë bankare të vajzës së tij u gjetën…

Yulia Skripal u helmua vetëm disa ditë pas hyrjes në një “llogari sekrete bankare” në të cilën gjendeshin rreth 200,000 dollarë, të ardhura nga një shitje në Britani.

Sipas informacioneve të mediave të huaja, paratë i përkisnin vëllait të saj Aleksandrit, i cili vdiq në rrethana misterioze në St Petersburg vitin e kaluar.

Asaj i ishte dhënë autorizimi mbi llogarinë në fund të shkurtit.

Paratë – tani në një bankë të panjohur ruse – ishin nga shitja e një shtëpie në Britani.

‘Llogaria e fshehtë bankare’ u zbulua nga mbesa e Sergeit, Viktoria Skripal, 45 vjeçe, e cila synon këtë javë të udhëtojë për të takuar Yulian në spitalin në Salisbury.

Autoritetet britanike janë duke u përgatitur për t’i dhënë asaj një vizë në mënyrë që ajo të mund të bëhet anëtari i parë i familjes që do të takohet me Yulian dhe gjithashtu të shohë xhaxhanë e saj Sergei, i cili mbetet në koma.

Për gjendjen aktuale të Yulias, ajo tha: “E vetmja gjë që kam zbuluar nga diplomatët tanë rusë është se ajo ka hapur sytë, mund të hajë, të pijë dhe madje ka thënë disa fjalë”.

Në lidhje me llogarinë bankare ajo tha: “Askush nuk e di këtë ende”./360grade.al

Share: