Home KRYESORE Horoskopi, 22 prill 2018

Horoskopi, 22 prill 2018

Dashi

Qielli juaj do të jetë sërish i dominuar nga yje të mirë, prandaj edhe dita pritet të jetë përgjithësisht pozitive dhe në disa aspekte shumë interesante. Pak më shumë kërkues ndaj vetes tuaj.

Demi

Shenja juaj sot do të dominohet nga një numër planetësh në kontrast me njëri tjetrin prandaj sot ka të ngjarë të jeni të turbullt e konfuzë. Edhe në planin sentimental gjërat nuk shkojnë edhe aq mirë.

Binjakët

Edhe për të lindurit e kësaj shenje duket se dita e sotme do të jetë kryesisht e mirë, ndonëse mund të keni ndonjë moment tensioni në planin sentimental. Ndjeheni të ripërtërirë pas një periudhe të lodhshme.

Gaforrja

Me mbështetjen e Mërkurit në shenjë sot do të ndjeheni më të kthjellët çka do t’ju ndihmojë të risistemoni gjërat e lëna pas dore. Nuk duhet t’u jepni edhe aq rëndësi gjërave pa ndonjë domethënie.

Luani

Kuadri juaj yjor duket se është pozitiv, megjithë Marsin në një orbitë që nuk është edhe aq “dashamirës” . Duhet të jeni më tolerantë ndaj partnerit dhe më shumë intransigjentë ndaj kundërshtarëve tuaj.

Virgjëresha

Edhe ju që i përkisni kësaj shenje do të jeni nën ndikimin e peshës së rëndë të Marsit, që është edhe arsyeja e shpirtit luftarak që do t’ju karakterizojë. Një Hënë e mirë bën që të jeni të disponueshëm ndaj partnerit.

Peshorja

Për ju të lindurit e kësaj shenje që sot do të jeni nën ndikimin e Afërditës, plani sentimental do të jetë nga më interesantët. Ndoshta është momenti i duhur për të hedhur një hap vendimtar.

Akrepi

Tani që ndikimi i Marsit nuk është më ai i zakonshmi duket se ritmet e vrullshme me të cilat jeni mësuar sa vijnë e zbehen. Nuk ju duket se ka ardhur momenti të merrni frymë lirisht? Mirë shëndeti.

Shigjetari

Kuadri yjor tashmë është me shumë planetë pozitivë prandaj parashikohet një ditë mjaft e mirë në shumë drejtime. Duhet të bëni më shumë për të stabilizuar raportet me partnerin.

Bricjapi

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë të asistuar nga një Afërditë vërtet shumë aktive e shumë pozitive në planin sentimental, e cila i bën të jenë shumë tërheqës, të ndjeshëm e ndoshta edhe disi melankolikë.

Ujori

Një kuadër yjor jo edhe aq i ngarkuar nuk do të thotë se do të jeni të shpenguar e ndoshta edhe indiferentë ndaj gjithçkaje që duket se nuk ju përket. Por kjo nuk do të thotë të mos shihni as nga partneri juaj.

Peshqit

Ndjeheni të ndrydhur dhe pa shumë iniciativë e kjo duket se reflekton ndikimin negativ të një Marsi në një orbitë aspak të përshtatshme. Sidoqoftë, me pak durim do të dilni nga kjo gjendje.

Share: