Home KRYESORE Humbi jetën në aksidentin e tmerrshëm, kush është francezja që kishte ardhur...

Humbi jetën në aksidentin e tmerrshëm, kush është francezja që kishte ardhur për dasmë në Shqipëri

Një aksident i tmerrshëm u shënua në aksin Fier-Levan, ku humbën jetën tre të rinj, të moshës nga 30 deri në 34 vjeç. Makina me të cilën ata udhëtonin një Suzuki me targa greke doli nga rruga për shkak të shpejtësisë dhe përfundoi të kanal gjatë natës.

Makina e aksidentuar u zbulua sot në orët e mëngjesit, ndërsa trupat e pajetë u nxorën nga kanali dhe u dërguan në morgun e spitalit të Fierit.

Viktimat janë Fisnik Murataj 32 vjeç dhe Agustin Murataj 30 vjeç nga fshati Kute i Mallakastrës si dhe një shtetase franceze, e fejuara e Fisnik Muratajt. Tre të rinjtë kishin ardhur bashkë nga Greqia (ku jetonin) për të marrë pjesë në dasmën e të afërmit të tyre, dhe po ktheheshin mbrëmjen e djeshme sërish drejt Greqisë. Udhëtimi i tre të rinjve u pre në mes…

Me një kërkim të shpejtë në rrjetet sociale, shohim profilin e 34 vjecares, Nazia Ahamout. Ajo kishte postuar sëfundmi mjetin në të cilin vdiq një Suzuki me targë, IHZ 1755. Makina ishte në pronësie të Nazias, por në momentin e aksidentit drejtohej nga i fejuari i saj, Fisnik Murataj. Në foto shihet qartë pasioni i dy të rinjve për motorrat dhe makinat. /Opinion.al

Share: