Home KRYESORE I jep fund jetës gruaja në Tiranë, lë pranë vetes letrën e...

I jep fund jetës gruaja në Tiranë, lë pranë vetes letrën e lamtumirës

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet, ku një grua i ka dhënë fund jetës së saj duke u vetëvarur. Ngjarja ka ndodhur në banesën e saj në rrugën “Ferit Xhajko”, ku sipas policisë, 58-vjeçarja është gjetur nga familjarët e pajetë.

Ata nuk kishin çfarë të bënin më, veçse të lajmëronin policinë, e cila thotë se pranë saj, e ndiera kishte lënë edhe një letër lamtumire. Nuk dihen të dhëna për përmbajtjen e letrës së fundit të shkruar prej saj.

NJOFTIMI

Më datë 20.04.2018, në rrugën “Ferit Xhajko”, në banesë, u gjet e vdekur shtetësia D.SH vjeç 58, e cila mendohet se është vetëvarur . Me cilësinë e provës materiale në rrobat e saj u gjet një letër. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Share: