Home KRYESORE Ish kandidati per kryetar i Vlores sulmon administraten Leli ne mbrotje te...

Ish kandidati per kryetar i Vlores sulmon administraten Leli ne mbrotje te interesit te qytetareve

Nga Genc Deromemaj

U thanë se skela për lyerjen e pallatit do të qëndronte aty vetëm për tre ditë, por kanë kaluar 50 ditë (që në 26 Shkurt) dhe askush nuk po kujtohet për të lyer e jo më pastaj për të larguar skelat prej andej.

Ky është shqetësimi i qytetarëve që kanë bizneset në katin e parë të Pallatit Nr. 378 në kryqëzimin te “Rinia”. Që me vendosjen e skelave për lyerjen e fasadës së pallatit, bizneset e tyre rrezikojnë falimentimin sepse askush nuk hyn e del në to.

As firma e as bashkia nuk kujtohen për lyerjen e fasadës së pallatit e cila duhej të kishte përfunduar bashkë me lulishten aty pranë.

Shteti, taksat i kërkon brënda afatit, ndryshe gjobitesh, por detyrimet që ka ndaj biznesit, nuk i respekton.

Lironi bizneset nga skelerinat se u keni zënë frymën, mirë që nuk jeni të zotët as për lyerjen e fasadave!

Share: