Home KRYESORE Ja perse gjyqtarja e Kushtetueses, Altina Xhoxhaj ngec në rrjetën e Vettingut!

Ja perse gjyqtarja e Kushtetueses, Altina Xhoxhaj ngec në rrjetën e Vettingut!

Duket se gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj do të mbetet në rrjeten e vetingut, ashtu si kolegu i saj, Fatos Lulo. Gjatë seancës së sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi shqyrtoi deklaratat e pasurisë së saj, deklaroi se nga hetimi administrativ nuk justifikohet origjina e të ardhurave për një shtëpi 101 metra katrorë në Tiranë.

Sipas hetimit administrativ te KPK, gjyqtarja e Kushtetueses ka një apartament të blere në vitin 2005 me vlerë 60 mije euro, 109 metra katrore. Ka nje truall ne gjirin e Lalzit qe e ka blere 400 mije leke dhe mbi te nje shtëpi që e ka blerë 5 mln leke. Ndërkohë që kursimet e bashkejetuesit rezultojnë 61 mije dollare dhe 15 mije euro.

Sipas KPK, apartamenti 101 m katrore ne Tirane ka mospërputhje per burimin e parave, ka mungese te ardhurash sipas analizes per blerjen e apartament. Sa i perket apartamentit te Gjiri i Lalzit 2+1 plus verande ka gjithashtu probleme. Sa i përket truallit te Gjiri i Lalzit rezulton se ka marre 100 metra katrore me shume se cfare i takon. Edhe sa u perket kursimeve te bashkëjetuesit, nuk justifikohen.

Altina Xhoxhaj është gjyqtarja e tretë nga Gjykata Kushtetuese që i nënshtrohet sitës së vettingut këtë të hënë. Fatos Lulo ka qenë gjyqtari i parë që është rivlerësuar nga KPK, por që u shkarkua për shkak të mos justifikimit të pasurive.

Pak javë më parë, gjyqtarja Vitore Tusha arriti të kalojë vettingun, duke dalë një figurë e pastër me deklarim të rregullt të pasurisë.

Share: