Home KRYESORE Ja porosia publike e Berishës për kryetarin e PD-se Lulzim Basha

Ja porosia publike e Berishës për kryetarin e PD-se Lulzim Basha

Në kohën kur opozita ka deklaruar mosbindje civile dhe protesta masive pas asaj që ndodhi në Rrugën e Kombit, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka një porosi publike për kryetarin e partisë: Lulzim Basha duhet të elektrizojë rininë dhe duhet të afrojë të gjithë të përjashtuarit nga partia. Deklarata u bë mbrëmjen e djeshme në emisionin e Qafokut në “Channel 1” dhe me gjasë kur flet për kontributin e demokratëve nga ’90 gjer më sot, Berisha e ka fjalën për Topallin, Patozin, Boden, etj.

A duhet të bashkëpunojë PD me LSI?

Sali Berisha: Ka dy mendime. Po të pyesësh një grup njerëzish thonë se ne nuk duhet të bashkëpunojmë në asnjë mënyrë. Por problemi është se: A duhet opozita të marrë pushtetin apo jo? Kësaj përgjigje ky grup nuk i jep. Mund të ketë dhe njerëz që ndihen rehat në opozitë, por detyra e opozitës është të përmbysë këtë pushtet.

Nëse opozita synon të shpëtojë shqiptarët nga ky narkoshtet, unë e konsideroj jetik bashkëpunimin mes PD-LSI dhe të gjithë forcave politike opozitare që duan të bashkëpunojnë për të nxjerrë Shqipërinë nga kjo situatë.

Është jetike që PD të bëjë çdo gjë për të bashkuar të gjithë kontributet e saj nga vitet 90 e gjer sot.

Roland Qafoku: Po si do ta bëjë?

Sali Berisha: Nga vitet ’90 e gjer më sot. Por dhe të arrijë të elektrizojë rininë si konstituencën kryesore të saj. Kjo është e domosdoshme!

Apollon Baçe: Gjë që nuk e bëri herën e kaluar?

Sali Berisha: Nuk e bëri. Jam dakord. Kjo situatë e vështirë e imponon opozitën të marrë vendime shumë të vështira për tu përballë.

Po Presidenti Meta çfarë roli duhet të ketë?

Presidenti është mbi palët dhe nuk mund të ndërhyjë në çështje ndërpartiake nëse do i qëndrojë postit të tij. Ai ka Kushtetutën.

Share: