Lideri suprem koreanoverior thuhet se udhëton me tualetin e tij personal, pasi “mbetjet mund të përmbajnë informacione mbi gjendjen e tij shëndetësore”.
Për Kim Jong-Un dihet shumë pak dhe ky fakt mund të jetë befasues. Ai asnjëherë nuk përdor tualetin publik, por atë personal për të parandaluar që “feçet e tij të mos bien në duar të gabuara”.
Li Jun Keol, i cili punoi në Komandën e Gardës së Koresë së Veriut deri në vitin 2005, i tha Washington Post se “mbetjet e liderit verikorean përmbajnë informacione mbi gjendjen e tij shëndetësore, kështu që e tëra duhet të mbetet sekret.”
Kjo në fakt është një lloj paranoje që mund ta pritni nga një udhëheqës i edukuar që nga fëmijëria për të drejtuar “mbretërinë e shkretëtirës” përgjithmonë i rrethuar nga armiqtë.
Por si do të mundej një spiun i shkathët të zbulojë informacionet nga mostrat e feçeve të Kim Jong-Un?
Mbetjet e vjedhura të liderit suprem nuk do të zbulojnë asnjë sekret shtetëror, thotë Colleene Kelly, gastroenterologe dhe eksperte për mikrobiologji nga Shoqata Amerikane e Gastroenterologëve.
“Por, ato tregojnë disa gjëra rreth shëndetit të përgjithshëm të Kim”, shton ajo.
Kelly shpjegon se fekalet njerëzore janë 75 për qind ujë, një e katërta tjetër e mbetur janë materie solide, kryesisht bakteret dhe ushqimet të patretshme.
Shumica e njerëzve hedhin rreth 120 gramë feçe në ditë. Ushqimi i pasur me fibra do të thotë më shumë substanca të patretura- njerëzit që ushqehen me fibra mund të prodhojnë tri herë më shumë feçe se mesatarja.
“Duke parë feçet e dikujt, mund të merrni një pamje mjaft të mirë të përmbajtjes së fibrave nga dieta e tij”, thotë Kelly për Tonic.Vice.com.
Ky nuk është pikërisht një zbulim i madh. Gjetja e gjakut në feçe, nga ana tjetër, do të thoshte gjakderdhje e brendshme – një problem i vërtetë shëndetësor.
“Nëse shihni gjak, kjo nuk është normale. Asnjëherë mos e injoroni gjakun në feçet tuaja,” porosit Kelly.
Ajo përmend se kohëve të fundit, ka rritje të rasteve me kancer në zorrën e trashë, madje edhe në mesin e njerëzve relativisht të rinj, si një arsye tjetër për gjakderdhjen për t’u kuptuar seriozisht.
Tekstura mund të zbulojë disa gjëra për sistemin e tretjes. Një lëndë solide e feçeve sugjeron kapsllëk, ndërsa një lëndë e lëngshme tregon një tretje më të shpejtë në trup. Pjesët e ushqimit mund të tregojnë një lloj diete, ashtu si ndryshimi i ngjyrës. Karota, për shembull, mund të çojë në një mostër të kuqërremtë, për shembull, ndërsa rrushi ndikon që feçet të marrin ngjyrën e zezë.
“Të gjitha këto variacione janë normale,” thotë Kelly.
Kur shkojnë përtej një inspektimi të rregullt vizual, analistët mund të fillojnë të studiojnë bakteret në feçet e Kim për të fituar imazhin e asaj që është në barkun e tij – në mikrobiologjinë e tij. Kur mikrobiomi është i dëmtuar, duke vuajtur nga një shumëllojshmëri e mangësive bakteriale, shkencëtarët e quajnë disbiosis dhe lidhet me një sërë kushtesh shëndetësore.
Edhe një herë, kjo nuk zbulon diçka që spiunët nuk e njohin. Por mikrobiomi i tij mund të tregojë gjithashtu hipertension, diabet, sëmundje autoimune ose ndonjë nga listat e gjata të sëmundjeve që lidhen me disbiosis.
“Ju nuk do të diagnostikoni ndonjë nga këto sëmundje individuale duke shikuar në feçet e dikujt, por këto forma bakteriale mund të tregojnë një gjendje kronike. Mund të zbuloni nëse ushqimi është i bazuar në bimë apo mish. Mund të konkludoni se udhëheqësi suprem Kim Jong-Un është duhanpirës”, shprehet ajo.
Në një kuptim më serioz, zbulimi i ADN-së së kancerit në feçet e Kim mund të tregojë rritjen e polipeve ose kancerin e zorrës së trashë.
Në të kaluarën Josif Stalini thuhet se kishte vjedhur feçet dhe urinën e liderëve botërorë përmes tualeteve të veçanta.
Edhe ish-udhëheqësi kinez Mao Ce Dun, thuhet se kishte ngrënë, pirë dhe pa vetëdije ua kishte dhënë feçet për analiza ekspertëve sovjetikë. Më vonë, agjentët e CIA-s dhe MI-6 britanik pretendohet se donin të merrnin një mostër të Mikhail Gorbaçovit, ish-presidenti i BRSS-së.
Kelly punon në Regjistrin Kombëtar të Mikrobiotransplantimit Fekal pranë Shoqatës Amerikane të Gastroenterologëve, për studimin afatgjatë të pacientëve që kanë pasur FMT- transplantim fekal për të ndryshuar mikrobiomin e tyre.
Këta studiues duan të dinë: a ka ndonjë efekt të fshehur të ndryshimeve bakteriale në stomak? Nëse një pacient i dobët që merr një transplantim nga donatori me mbipeshë, për shembull, kjo çon në rritjen e kaliumit, apo anasjelltas?
360grade.al