Home KRYESORE Përplasjet me Turqinë, Greqia miliarda euro për avionë luftarakë

Përplasjet me Turqinë, Greqia miliarda euro për avionë luftarakë

Tensionet  e vazhdueshme me Turqinë, duket se e kanë detyruar Greqinë të armatoset deri në dhëmbë, pavarësish krizës ekonomike me të cilën përballet prej kohësh.

Sipas mediave të vendit fqinj, qeveria greke miratoi një marrëveshje me SHBA për modernizimin e më shumë se gjysmës së flotës së saj të avionëve F-16, për një shumë prej 1,2 miliardë eurosh.

Ambasadori amerikan në Greqi, Geoffrey Pyatt tha se marrëveshja ishte nënshkruar gjatë një vizite të kryeministrit grek, Aleksis Cipras në SHBA.

Athnia duhet të paguajë brenda këtij viti, por autoritetet amerikane kanë pranuar një shumë vjetore prej 150 milionë eurosh.

Këto shpenzime do të shërbejnë për të përmirësuar kapacitetet e 85 avionëve gjuajtës amerikanë, me teknologjinë e avancuar të aeroplanëve F-35.

Share: