Home KRYESORE ‘Kimia’ e marrëdhënieve të ngushta mes Trump dhe Macron

‘Kimia’ e marrëdhënieve të ngushta mes Trump dhe Macron

UASHINGTON- Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në SHBA për vizitën e parë zyrtare gjatë presidencës se Donald Trump, një provë se kimia personale mes dy udhëheqësve mund të kapërcejë edhe ndarje të thella politike.

Udhëtimi tre ditor në SHBA do të tregojë qartë afrimin dhe marrëdhënien e ngushtë mes dy liderëve botëror. Të hënën ata darkuan privatisht në malin Vernon me bashkëshortet e tyre dhe të martën zhvilluan takime dhe bisedime të çështjeve ndërkombëtare, ndërkohë që pritet të mbahet edhe një darkë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë.

“Pikëpyetja për Macron është, se si ai mund ta përdorë këtë lidhje të ngushtë personale me Trump në përpjekje për të rindërtuar mosmarrëveshje të caktuara në politikën e brendshme”, tha Jérémie Gallon, drejtoreshë e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Francë.
Trump dhe Macron janë takuar për herë të parë në një konferencë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior vitin e kaluar, ata patën një shtrëngim duarsh disa minutësh gjë që u vu re edhe nga mediat.

Nga ana tjetër zoti Macron ndër të paktit nga udhëheqësit perëndimorë, ka qenë gjithmonë i gatshëm të mbështesë Trump dhe po ashtu të kërkojnë mbështetje prej tij. Macron e ftoi Presidentin Trump që të bashkohet me të në një paradë ushtarake vitin e kaluar dhe darkuan brenda Kullës Eiffel. Të dy flasin rregullisht me telefon dhe janë në bisedime të vazhdueshme, dhe kur zoti Trump kishte nevojë për aleatë për t’u bashkuar me Shtetet e Bashkuara në kryerjen e sulmeve mbi Sirinë pak ditë më parë, zoti Macron nuk ka humbur kohë për t’iu përgjigjur pozitivisht thirrjes. “Presidenti ynë nuk ka shumë miq të tjerë në rajon tani, kështu që ai është djali ynë në Evropë”, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit.

Pas ceremonisë së pritjes Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai francez Emmanuel Macron zhvilluan bisedime zyrtare. Takimi dypalësh trajtoi çështje me rëndësi globale me të cilat ballafaqohen qeveritë e dy vendeve, përfshirë luftën në Siri, programin bërthamor të Iranit dhe planin e presidentit Trump për të imponuar tarifa për importet e aluminit dhe çelikut.

Në Shtëpinë e Bardhë të hënën, sekretarja e shtypit Sarah Sanders tha se vizita e presidentit francez kishte për qëllim “të festonte miqësinë e gjatë të qëndrueshme” mes dy kombeve. Përtej njohjes se dy liderëve sipas saj do të diskutoheshin “çështje ekonomike, diplomatike dhe globale”.

Është e paqartë nëse Z. Macron ka arritur ose jo një marrëveshje me Trump për çështjet e klimës së Parisit dhe nismës së tij personale për të “bërë planetin tonë të madh përsëri”. Z. Trump njoftoi më parë se do të dalë nga marrëveshja e klimës së Parisit pavarësisht lobimit të vazhdueshëm nga udhëheqësi francez. Z. Macron.

Macron ka arritur, megjithatë, të bindë z. Trump që t’i ofrojë atij diçka që ja u ka ndaluar udhëheqësve te tjerë evropianë: një ambasador i SHBA.

Gjatë darkës së tyre në Kullën Eiffel në korrik, zoti Macron ankohej për mungesën e një ambasadori, tha një burim, atë kohë Z. Trump u kthye në Uashington dhe riemërtoi Jamie McCourt, e cila u propozua të drejtojë ambasadën në Belgjikë e në Francë./Përshtatur për opinion.al©

Burimi: The wall street journal

Share: