Home KRYESORE Kotzias nuk vjen nesër në Tiranë

Kotzias nuk vjen nesër në Tiranë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias nuk do të vijë këtë të martë në Tiranë. Edhe pse në mediat greke u fol se shefi i diplomacisë helene do të vizitonte për të dytën herë brenda pak ditësh vendin tonë, kjo hipotezë rrëzohet.

Burime zyrtare pranë ministrisë sonë të Jashtme, i thanë Report TV se Kotzias nuk do të ketë një vizitë në Tiranë ditën e nesërme.

Sipas mediave greke, ministri i jashtëm grek do të jetë në Shkup ditën e nesërme. Vizita e Kotzias u konsiderua nga mediat greke si zëvendësim i vizitës së munguar të kryeministrit grek Tsipras, vizitë e cila u shty edhe pse ishte e parashikuar për Pashkët Ortodokse.

Në vijim të zgjidhjes së problemeve shumëpalëshe dhe sidomos çështjes së detit, negociatat kanë ngecur në miratimin e ekipeve negociatore.

Share: