Nga riviera kroate deri të plazhet bullgare gastronomia dhe hoteleria përgatiten për një sezon rekord, shkruajnë mediat gjermane. Kjo për shkak se turistët e Gjermanisë dhe Austrisë e kanë tërhequr Turqinë dhe Tunizinë nga vendet e tyre të preferuara për t’u vizituar gjatë verës.
Kroacia vjet priti 18.7 milion mysafirë, ndërsa sivjet numri mund të rritet. Përkundër kësaj, ka një problem: hotolieritë dhe restorantet e shtetit të adriatikut kanë mungesë të madhe të kuzhinierëve dhe kamarierëve.
Arsyeja: pas futjes së Kroacisë në BE, vendi është zbrazur tej mase dhe ka mungesë të forcës punëtore. Veçanërisht nga ky eksod është prekur rajoni i Slavonisë, përcjell albinfo.ch. Një shembull: Në Vukovar gjatë tre viteve të fundit është zvogëluar numri i banorëve për dhjetë përqind.
Momentalisht në gastronominë kroate ka nevojë për 20.000 punëtorë të ri. Kroacia mendon ta zgjidhë këtë duke marrë punëtorë nga Bosnja, Maqedonia dhe Serbia.
360grade.al