Kulla Trump në New York është përfshirë nga flakët në katin e saj të 50, ndërsa paraprakisht raportohet për një të vdekur dhe 4 të plagosur.
Presidenti i SHBA-ve disponon një zyrë dhe një apartament në kullën e lartë, por raportohet se në momentin e shpërthimit të zjarrit, nuk ndodhej asnjë njeri aty.
Rreth 45 minuta më vonë Trump postoi në Twitter për të lavdëruar zjarrfikësit për përgjigjen e tyre, duke thënë se ata kishin shuar flakën.
Shefi i personelit të zjarrfikëseve në New York tha se situata nuk mund të konsiderohet ende nën kontroll, pasi raportohet për një sasi të lartë të tymit në ndërtesë.
Ai theksoi se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa lartësia e apartamentit të përfshirë nga flakët, e ka vështirësuar edhe më shumë operacionin.