Një prift i Famullisë së Spineas, pranë Venecias ka harxhuar paratë e kishës në lojrat e fatit.
Don Flavio Gobbo u hetua nga prokuroria e këtij qyteti dhe në përfundim të hetimeve doli se i kishte shkaktuar një dëm prej më shumë se 500 mijë eurosh famullisë që drejtonte. Paratë ishin të gjitha të ardhura nga besimtarët si donacione në ndihmë të kishës dhe të varfërve.
Vetë Dioqeza e Trevizos, nga ku varet kjo famulli e ka pranuar këtë dhe thotë se prifti “mëkatar” po kurohet.
“Ka qenë gjithmonë në kontakt me ne dhe ka mbështetjen tonë, duke i ofruar ndihmën e nevojshme”, thuhet në deklaratën e kësaj dioqeze.
Dioqeza thotë se veç trajtimit kundër veseve, prifti Don Flavio Gobbo është zotuar që të kthejë mbrapsht të gjitha paratë dhe ka nisur ta bëjë këtë me këste./Opinion.al