Gjyqtarja e Kukësit, Alma Ahmeti, caktoi ditën e djeshme 11 masa sigurimi “arrest me burg”, 10 masa “detyrim paraqitjeje” dhe 2 masa “arrest shtëpiak” për 23 protestuesit e Rrugës së Kombit.
Ajo u largua nga Gjykata e Tiranës, në mjediset e së cilës u zhvillua seanca për shkak të masave të sigurisë, e shoqëruar nga shumë policë.
Mirëpo, “Panorama” mëson se gjyqtarja Alma Ahmeti është bashkëshortja e shefit të Policisë Rrugore të Tiranës, Erion Ahmetit.
Për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjanin, gjyqtarja duhet të jepte dorëheqjen nga çështja, pasi përbën konflikt interesi. Ai, përmes një postimi në “Facebook” shkruan se gjyqtarja nuk bind në paanshmërinë e saj. “Gjykatësja e Kukësit, përveçse gjykon në Tiranë, nuk e dimë se në bazë të cilit ligj, nuk bind në PAANSHMËRINË e saj.
Bashkëshorti i saj është drejtues në Policinë e Shtetit! Këto arrestime që ajo gjykon nuk janë bërë nga Gjykata, por nga Policia. Në këto raste Policia i përdor bashkëshortët për të justifikuar veten… Do kishte qenë në nderin e saj, përveç se në respekt të ligjit, që të dorëhiqej nga kjo çështje! Cilido qoftë vendimi i saj, do jetë i paragjykuar”, ka shkruar ai.
Manjani, madje propozon që të interpretohet neni 17 i Kodit të Procedurës Penale, i cili thotë: 1. Gjyqtari ka për detyrë të heqë dorë nga gjykimi i çështjes konkrete: a) kur ka interes në procedim ose kur një nga palët private ose një mbrojtës është debitor a kreditor i tij, i bashkëshortit, bashkëjetuesit ose i fëmijëve të tij; b)kur është kujdestar, përfaqësues apo punëdhënës i të pandehurit, ose i njërës nga palët private, ose kur mbrojtësi a përfaqësuesi i njërës prej këtyre palëve është gjini e afërt e tij, ose e bashkëshortit të tij;
c) kur ka dhënë këshilla ose kur ka shfaqur mendim mbi objektin e procedimit; ç) kur ekzistojnë mosmarrëveshje ndërmjet tij, bashkëshortit ose ndonjë të afërmi të tij me të pandehurin ose njërën prej palëve private; d) kur ndonjë prej të afërmve të tij ose të bashkëshortit është cenuar ose dëmtuar nga vepra penale; dh) kur një i afërm i tij ose i bashkëshortit kryen ose ka kryer funksionet e prokurorit në të njëjtin procedim; e) kur ndodhet në një nga kushtet e papajtueshmërisë të para
Erion Ahmeti, Shefi i Policise Rrugore Tirane
Alma Ahmeti, gjyqtare ne Kukes
360grade.al