Home KRYESORE Lexoni mirë këto dy ligje, policia mund t’ju vijë befas në derë,...

Lexoni mirë këto dy ligje, policia mund t’ju vijë befas në derë, si kukësianëve!

Nje nga debatet publike ka qene fakti se kur ka të drejtë t’ju arrestojë policia, apo të ushtrojë kontroll në banesë?

Pakkush mund ta dijë dhe pakkush mund të dijë si të reagojë kur policia të beh në derë. Ish ministri i Drejtesise Ylli Manjani duke marrë shkas nga ajo që ndodhi me protestuesit nga Kukësi na njeh sot me dy nenet që kanë të bëjnë me shoqërimin e një personi në polici dhe ushtrimin e kontrollit në banesë.

Manjani sërish këmbëngul se kukësianët janë arrestuar dhe po mbahen në burg në mënyrë të paligjshme.

Postimi i Ylli Manjanit në facebook

Lexoni këto 2 nene, ju lutem

Neni 109 është i ligjit për Policinë e Shtetit. Ky nen tregon se kur e si shoqërohet një person në polici. Neni tregon se shoqërimi nuk bëhet për qejf të policisë!!! Vetëm kur personi është në hetim; në ndjekje nga Prokuroria; ka sëmundje ngjitëse; është duke i ikur policisë….

Pra shoqërimi është masë ekstreme ndaj një reagimi ekstrem! Jo për teka, e as hakmarrje shtetërore!

Neni 206, është i Kodit të Proçedurës Penale. Ky nen nuk lejon Policinë ti hyjë askujt në banesë, as me vendim gjykate nga ora 20:00 deri në 7:00.
Ky është ligji!

Kuksianët u rrëmbyen në 3:00 të natës nga shtëpitë e tyre, pa vendim gjyqi, pa arësye të ngutshme dhe jo në flagrancë!
Kjo është Rilindja e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës!
Asnjë surprizë, apo jo?!

Share: