Home KRYESORE Magjia e leximit… Nga Carlos Ruiz Zafón

Magjia e leximit… Nga Carlos Ruiz Zafón

Përktheu: Elona Caslli

U magjepsa derisa vesa e agut lëpiu xhamat e dritareve dhe sytë e mi të lodhur u mbështetën në faqen e fundit të librit. Atëherë, u shtriva në krevat, me librin mbi kraharor dhe dëgjova tingujt e qytetit të përgjumur që kullonin mbi çatitë e laruara nga ngjyra e purpurt. Gjumi dhe lodhja trokisnin në portën time, por unë nuk dorëzohesha.
Nuk doja ta braktisja magjinë e asaj historie, as t’u thoja lamtumirë personazheve të saj. Një ditë, e kapa veten duke i thënë një klienti në librari, se të pakta janë ato gjëra që lënë mbresa aq të mëdha, sa libri i parë që ka prekur zemrën tënde.
Jehona e fjalëve që mendojmë se i kemi harruar na shoqëron gjithë jetën dhe ngre në kujtesën tonë një pallat tek i cili, megjithë librat e tjerë që do të lexojmë, megjithë gjërat e tjera që do të mësojme apo do të harrojmë, herët apo vonë do të rikthehemi.

Share: