Home KRYESORE “Marëdhënia me Erdogan”, shpërthen Rama: Këto janë…

“Marëdhënia me Erdogan”, shpërthen Rama: Këto janë…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Ora news ka komentuar, deklaratat e tij lidhur me rrezikun e ndikimit rus dhe rritjen e radikalizmit islamik nëse Shqipërisë i mohohet integrimi Europian.

“Kur kam dëgjuar këtë punën e kërcënimeve më vjen për të vjellë. Më vjen për të vjedhë kur dëgjoj këta profesorët këtu të kazanit që flasin për shantazhim të Europës. Këto nuk janë kërcënime por janë shpjegime dhe analiza. Nuk është një sekret që aktorë të tjerë kërkojnë hapësirë në Shqipëri”, theksoi kryeministri Rama.

Ai gjithashtu komentoi edhe analizën e profesorit amerikan David Phillips, i cili vuri në pah marrëdhënien e ngushtë të kryeministrit shqiptar me presidentin turk, ndërsa shprehej se “Kryeministri Rama duhet të zgjedhë të jetë pro-perëndimore apo pro-islamiste.”

“Kam marrëdhënie të mirë me profesorin. Unë do zgjidhja një kafe me profesorin. Kjo nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Unë nuk i jap llogari asnjë profesori se në cilat dasma shkoj. Jam ndjerë i nderuar që Presidenti Erdogan më ftoi në dasmën e së bijës. Turqia ka qënë i pari vend që njohu pavarësinë e Kosovës. Me keqardhje për profesorin do them që këto janë broçkullaMarrëdhëniet me Turqinë nuk përbëjnë asnjë kërcënim”, përfundoi Rama.

Disa ditë më parë në një intervistë për Zërin e Amerikës, eksperti i politikës së jashtme David Philips u shpreh ndër të tjera: “Është e ditur që Edi Rama ka lidhje të ngushta me Tayyp Erdoganin. Kjo nuk është në interesin e Shqipërisë. Ai nuk duhet të kërcejë nëpër dasma në Ankara, ai duhet të përqendrohet tek nevojat e qytetarëve shqiptarë. Në fund të fundit Turqia do që t’i përdorë vendet në Ballkanin Perëndimor, për të ri-imponuar programin e saj neo-otoman. Nuk ka interes në mirëqenien e popujve të Ballkanit Perëndimor. Turqisë thjesht i leverdis t’i përdorë ata ekonomikisht, të flasë për një bashkëpunim të madh kulturor, por në fakt është një program që Turqia e ndjek për interesin e vet kombëtar.”

Philips: “Kryeministri Rama nuk mund të shkojë në Berlin dhe t’i thotë Kancelares Merkel se nëse Shqipëria nuk integrohet më tej në Bashkimin Evropian, do të ketë një rritje të islamizmit. Ndërkohë ai pranon ndërtimin e një xhamie 30 milionë dollarëshe në Tiranë. Pra Shqipëria duhet të zgjedhë: A do të jetë me Perëndimin, do të jetë me Shtetet e Bashkuara, apo do të përpiqet të luajë me të dyja palët? Në fund të fundit Shqipërisë do t’i duhet të zgjedhë a është pro-perëndimore apo pro-islamiste, dhe të jetë pranë Turqisë dhe të ketë një marrëdhënie me Tayyp Erdoganin, e vendos Shqipërinë në kampin islamist.”

Share: