Pjesëtarja e një prej monarkive më të rëndësishme në Europë, Mbretëresha Sofi i është bashkuar ceremonisë së gastronomisë shqiptare në Madrid.
Ambasadori shqiptar, Ridi Kurtezi ka publikuar pamjet në rrjetin e tij social në Twitter ku Mbretëresha e Spanjës duket si shikon disa ushqime tradicionale shqiptare.
“Kënaqësi të mirëpres Mbretëreshën Sofia në tryezën e gastronomisë shqiptare në Madrid”, ka shkruar ai.
Ndër ushqimet që ishin të ekspozuar përfshiheshin ëmbëlsirat si ballokume, trigona dhe zupa.
360grade.al