Home KRYESORE Mesazh për Europen nga jetimët e saj ! Nga Leonora Laçi

Mesazh për Europen nga jetimët e saj ! Nga Leonora Laçi

Dikush duhet t’ia thotë Europës në sy…
Mesazhet e shqiptarëve drejtuar Europes janë si ato letrat në shishe që hidhen në detin e pafund, ku shpesh nuk gjendet askush për t’i lexuar, edhe nese gjendet ndonjë udhëtar i rastësishëm prap këto letra nuk mbërrijnë në duart e duhura. Si shumë të tjerë edhe ky mesazh do të ngec në tallazet e detit…

Për të na marrë në konsideratë Europa, e ka të vështirë por jo të pamundur. Europa aktualisht përballet me shumë probleme të mëdha që për shpatullat e saj janë sfilitëse, ndërsa ne jemi problem i vogël.
Ajo që duhet theksuar përpara Europes, është roli i Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkanin Perendimor.
Sa na ngrohë zemrat ky nocion “Ballkani Perendimor” – është bashkohorë, i pranueshëm, i pëlqyeshem, sinonim i afrimit me zhvillimin, emancipimin, ndryshimet afatëgjate e progresiste.

Pasi termi ekzistues” Ballkani” që ne njohim, ngjanë me një nocion shumë të largët sikur nuk flitet për ne, na kujton ngjarje të hidhura si luftrat ballkanike, problemet nacionale, komunizmin, është më afër lindjes sesa perendimit.
Kemi nevojë sa më shumë për perendimin, jo perendimin e diellit që i lë vend errësires së thellë, por perëndimin si term që na sjellë ndërmend zhvillimin, frymen europiane, a nuk jemi ne vetë që shohim perendimin si sinonim të asaj që mund të mirëarsimohemi, emancipohemi !!
Perendimin ku zhvillimi dhe revolucionet kanë qenë frymëzuese dhe për qenësinë tonë, nga perendimi kanë ardhur ndryshimet e mëdha, i është dhënë formë periodizimeve historike.
Shqiptarët duan të jenë perendimor, s‘ka gjë edhe Ballkanas Perendimor por europian përbrenda, e jo europian të perenduar.
Por s’duhet të harrojmë që e kaluara jonë historike na ka lënë shije të hidhur nga perendimi, jemi ndarë si me thikë me të, edhe pse gjeografikisht jemi kaq afër, por e pamjaftueshme për të tërhequr vemendje.
Për këtë kanë ndikuar dhe përqafimet e mendësive lindore në kohë të ndryshme. Por, ka shumë fajtor në këtë mes, përveç mendësive lindore është dhe Europa vetë, e kaluara jonë, ne etj.
Jo për tu viktimizuar por shpesh jemi konsideruar si si jetimët e Europës, e si jetim jemi braktisur, copëtuar, harruar, përqeshur, injoruar nga familja Europiane.
U braktisëm në kongrese, konferenca ambasadorësh, u lamë qëllimisht kështu me mendimin se do asimiloheshim vetvetiu e do mbetemi thjesht një nocion gjeografik.
U harruam dhe në traktate ndërkombëtare, edhe aleancat e mëdha na dolën kundër.
Ne, plaçka e tregut e europianëve u degdisëm si të tillë në 4 shtete, e mjaftoi kjo që Ballkani të quhet “fuqi baruti”.
Ne nuk jemi jetim, dhe s’duhet të quhemi si të tillë. Ne i përkasim realitetit europian jemi pjesë e saj dhe aderimi në familjen Europiane është një detyrim si ndjesë nga Europa që të shlyejë padrejtësitë historike që na ka shkaktuar.

Ekuilibri në Ballkan mund të vendoset duke afruar shqiptarët, sepse neve nuk na lidhë asgjë me lindjen europiane e perendimin aziatik.

Europës i duhen shqiptarët për të ndezur apo për të fikur vatrat e zjarrit nacionalist.

Ne nuk jemi më emigrantët tranzitor, por kemi diasporën e konsoliduar që ka nxjerrë përfaqësues të denjë. Europa e shek.XXI duhet ta shoh gotën gjysmë plotë për shqiptarët dhe të mësoi nga e kaluara e hidhur.

Ne jemi Europian sepse i kemi dhënë asaj perandor, strateg ushtarak, udhëheqës shpirtëror e humaniste mbarëbotërore, e pa harruar njerëz të shkencës, artit e letërsisë.

Jemi ndër popujt më të hershëm, me një gjuhë, identitet e racë unike.

Ne e mbrojtëm Europen nga pushtimi otoman, e ajo i shpëtoi islamizmit ndërsa ne jo.

Ne u treguam human dhe i mbrojtëm hebrenjt si vëllezërit tanë, kur Europa po heshte për genocidin ndaj tyre, e heshtja ishte miratim, por nuk shpëtuam dot veten nga genocidi komunist shqiptar e ne nuk kishte kush të na mbronte.

Ne nuk jemi njerëz të dorës së dytë, as jetimët e Europës por bijt e saj legjitim dhe meritojmë vlerësim, madje dhe kërkim falje… dhe koha është tani.

Europa nuk duhet të bëjë më shurdh-memecin me ne, le të riparoi gabimet e së shkuarës për të hapur një kapitull të ri.

Shqiptarët i kanë rezistuar dy luftrave botërore e një lufte të ftohtë por lufta e ftohtë me vetveten po i kalon parashikimet dhe ne nuk ia dalim dot pa JU, pa Europen, për të na kthyer besimin dhe shpresen.

Share: