Home KRYESORE Miratohet statuti i ri i PD, Paloka: Pati ndryshime, çdo propozim u...

Miratohet statuti i ri i PD, Paloka: Pati ndryshime, çdo propozim u hodh në votim

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar statutin e ri të kësaj force politike.

Pas gati më shumë se katër orë diskutimesh, nënkryetari i PD-së Edi Paloka u shpreh se tashmë statuti do ti paraqitet Kuvendit.

“Sot Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, miratoi statutin e ri, i cili do ti paraqitet Kuvendit për miratim. Pjesën tjetër, nuk është thjesht çështje miratimi statuti, është një proces shumë më i gjerë që në radhë të parë kërkon edhe vullnet nga të gjitha palët”, tha Paloka.

Ai hodhi poshtë qëndrimet e kritikëve se gjatë mbledhjes nuk u lejua që ata të diskutonin.

“Në qoftë se ju mendoni që katër orë aty ne pamë njëri-tjetrin në sy, megjithatë pak rendësi ka. U diskutua çdo nen”, deklaroi Paloka.

Nënkryetari i PD-së theksoi se “statuti pati ndryshime, por rëndësi ka që në çdo propozim u votua dhe fituan ata që morën shumicën”.

Share: